Është zhbllokuar takimi mes Osasunës dhe Real Madridit dhe kanë qenë pikërisht vendasit ata që kanë kaluar të parët në avantazh, në minutën e 15-të të sfidës. Ishte Garcia ai që befasoi “Los Blancos”, duke mposhtur portierin Courtois.
Më konkretisht, ishte mbrojtësi Unai Garcia ai që shënoi, ndërsa për të asistuar, mendoi Ruben Garcia. Goli u shënua gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me mbrojtësin Unai Garcia që shënon një gol shumë të bukur me kokë./abcnews.al
La Liga, java 23
Osasuna – R. Madrid 1-0
U. Garcia 15′