Barcelona sot ndaj Osasunas u shfaq në një version shumë të bukur dhe ishte një skuadër që krijoi shumë raste dhe çoroditi mbrojtjen kundërshtare.
Në javët e fundit , nuk e kishim parë, por sot shijuam edhe një Messi në top formë, duke dribluar, dhënë pasime gjeniale dhe shënuar një supergol.
https://twitter.com/Lioogle/status/1333068441276866560
Ndalemi pak këtu sepse goli i shënuar sot kishte një karakteristikë mjaft interesante. Goli ndaj Osasunas ishte thuajse i njëjtë me atë të Maradonës kur luante me Newell’s Old Boys.
Më datë 7 tetor 1993, legjenda e futbollit botëror, që u nda nga jeta të mërkurën e shkuar, shënonte një gol thuajse identik me skuadrën, ku Messi u rrit dhe hodhi hapat e parë në fushën e blertë.
https://twitter.com/RedR055/status/1333042207721328645
E veçanta e ndeshjes së sotme të Leos nuk mbyllet me kaq. Në golin e parë të shënuar nga Braithwaite ishte një moment kur Leo provoi të rivinte në skenë “Dorën e Zotit”, të shënuar nga Maradona ndaj Anglisë në Meksikë 1986.
Sfera ishte më lart se ç’duhej dhe “Pleshti”, u dorëzua, duke e lënë të shkojë në rrjetë dhe t’i atribuohet Braithawaite. /abcnews.al