Shqiptarët nëpër botë vazhdojnë të luajnë në nivele të larta, teksa sot Valmir Berisha i ka dhënë fitoren skuadrës së Chindia ndaj gjigantëve të Dinamo Bucuresti me golin e tij.
Sulmuesi shfrytëzoi në maksimum kaosin e krijuar në zonë gjatë një goditje këndi të skuadrës së tij dhe lëshoi një gjuajtje të fortë sapo mori topin në këmbë, duke tundur rrjetën në minutën e 65-të.
Ky ishte goli i dytë për këtë sezon për sulmuesin me skuadrën e Chindia, ku u transferua në këtë janar të vitit të shkuar, pas aventurës në Bosnje me Velez. /abcnews.al