PSG po luan ndeshjen e tretë sezonale në Ligue 1. Ekipi i Mauricio Pochettinos po sfidon jashtë fushe Brest, të cilët i ka ndëshkuar në minutën e 24-t.
Aksion me shumë pasime i skuadrës kryeqytetase dhe finalizim shumë i bukur i Ander Herreras. Mesfushori spanjoll goditi fluturimthi, teksa portieri kundërshtar nuk e frenoi dot golin.
https://streamable.com/ne37xq
Topi në rrjetë, PSG në avantazh, teksa ky ishte goli i parë në kampionatin francez për 32-vjeçarin bask. Ndërkohë, në minutën e 36-të erdhi edhe goli i dytë.
https://streamable.com/w7je39
Autori ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi një gol të bukur me kokë, duke i dhuruar ekipit të tij avantazhin e dyfishtë. /abcnews.al