Canelo Alvarez shpallet kampion bote në peshën “super-middleweight”, pasi mundi me pikë të pamposhturin Callum Smith pas 12 raundeve. Dominim i meksikanit dhe në fund të tre gjyqtarët unanimisht vendosën në favor të tij me rezultatet 119-109, 119-109 dhe 117-111.
Canelo, pas duelit, tha për DAZN: “Smith është një luftëtar i zoti, por ju e patë që bëra një ndeshje të shkëlqyeshme. Jam më i miri në botë dhe e tregova atë që mund të bëj. Dua të gjithë rripat dhe nuk më intereson se kush është përballë”.
“Gennady Golovkin? Nuk i iki askujt. Luftoj kundër më të mirëve. Nëse ai do të ndeshet me mua, do e pranoj sfidën. Unë luftoj kundër më të mirëve. Ndihem më i pjekur shumë mirë tani”, shtoi Canelo i pyetur për një përballje të mundshme me kampionin nga Kazakistani.
Dueli mes meksikanit dhe Smith regjistroi edhe një “truk” spektakolar. Canelo bëri një goditje false, si pasime e Ronaldinho në futboll pa parë nga e çonte topin. Boksieri bëri një gjuajtje të rreme dhe Smith reagoi, por më pas mori një grusht nga poshtë, këtë herë atë të vërtetin. /abcnews.al
Canelo fake jabbed then hit an uppercut ?#CaneloSmith
(via @DAZNBoxing)pic.twitter.com/fY37eqN5pl
— Bleacher Report (@BleacherReport) December 20, 2020