Një operacion i madh anti-drogë, i koduar ‘Ura’, është zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, ku janë lëshuar 52 urdhër arreste.
Nga pamjet e siguruara, shihet se policia ka sekuestruar pako me drogë dhe çanta me euro.
Mësohet se janë lëshuar edhe urdhra sekuestrimi për pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të vendosura në të dyja vendet, me një vlerë totale prej mbi 10 milionë eurosh.
Masa sigurimi sipas të dhënave paraprake ka edhe për disa biznesmenë, avokatë dhe 1 ish punonjës policie në Shqipëri./abcnews.al

