VIDEO/ Godet macen me shkelm dhe e hedh në det, shqiptari rrezikon 10 vite burg në Greqi

schedule22:13 - 2 Maj, 2022

schedule 22:13 - 2 Maj, 2022

Një shqiptar në Greqi rrezikon të gjobitet me 50 mijë euro ose të dënohet me 10 vite burg, për shkak të një shakaje pa kripë, që ka bërë me një mace.

Një video e bërë virale në rrjet, tregon momentin kur një shqiptari ulur në një tavernë greke fillimisht gënjen macen me ushqim, dhe sapo ajo afrohet e godet me shkelm duke e hedhur në det.

Video ka irrituar publikun, ndërkohë që shqiptari duke ju referuar ligjeve greke pritet të marrë një dënim të rëndë, i cili varin nga një gjobë 50 mijë euro deri në 10 vite burg.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!