Borussia Monchengladbach vazhdon të fitojë dhe kryesojë kampionatin gjerman. Pak ditë më parë mposhtën Romën në Europa League, ndërsa sot triumfuan përballë Werderit të Milot Rashicës në shtëpi.
Mbrojtësi Bensebaini zhbllokoi ndeshjen me një goditje në kokë pas 20 minutave lojë, ndërsa Herrmann dyfishoi dy minuta më pas. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, teksa miqtë mund të kishin rihapur ndeshjen në minutën e 53-të.
Klaassen gaboi nga pika e penalltisë, ndërsa Herrmann trefishoi 6 minuta më vonë. Verderi ia doli të shënonte golin e nderit në minutat shtesë. Milot Rashica dhuroi një asist për Bittencourt dhe gjermani gjeti golin. Gladbahu konfirmon formën fantastike dhe kryeson Bundesligën me 25 pikë, katër më shumë se ndjekësit e Leipzig dhe Bayern Munchen. /abcnews.al
Borussia Monchengladbach – Werder Bremen 3-1
(Bensebaini 20′, Herrmannn 22′, 59′ / Bittencourt 90+3′)