VIDEO | Gladbach “shtyp” Frankfurtin, konfirmohet forcë e tretë në Bundesliga

schedule20:18 - 16 Maj, 2020

schedule 20:18 - 16 Maj, 2020

Borussia M’Gladbach ka fituar pa shumë probleme sfidën në transfertë kundër Eintracht Frankfurt, me rezultatin 1-3. Gjithçka nisi shumë mirë për ekipin mik, duke shënuar dy herë brenda gjashtë minutave të parë.

Që pas 36 sekondash lojë, ishte sulmuesi francez, Alassane Plea ai që gjeti rrjetën, me një diagonale shumë të bukur me të djathtën. Pesë minuta më vonë, talenti Thuram shënoi pas një aksioni shumë të bukur, duke i prerë gjunjët Frankfurtit.

LEXO EDHE: VIDEO | Vetëm 36 sekonda, zhbllokohet sfida Frankfurt-Gladbach!

Në pjesën e dytë, pritej reagimi i vendasve, por Gladbach do të shënonte sërish. Bensebaini çoi shifrat në 0-3 me anë të një penalltie në minutën e 72-të, ndërsa golin e vetëm për Frankfurt, e shënoi Andre Silva, në minutën e 81-të. Gladbach konfirmohet forcë e tretë në Gjermani, pas Bayern e Borussia Dortmund./abcnews.al

Bundesliga, java 26

Frankfurt – Gladbach  1-3
Plea 1’, Thuram 6’, Bensebaini (p) 72’