Borussia Monchengladbach ka lënë pas krahëve zhgënjimin e pësuar në Europa League (u mposht 0-4 nga austriakët e Wolfsberger) dhe ka fituar në shtëpi përballë Dusseldorf.
Triumf me përmbysje për vendasit, të cilët e panë veten në disavantazh shumë shpejt. Kasim zhbllokoi ndeshjen në minutën e gjashtë, ndërsa Gladbah përmbysi gjithçka në çerek orëshin e fundit të ndeshjes.
Heroi i vendasve ishte Marcus Thuram. Sulmuesi 22-vjeçar u fut në fushë në mesin e pjesës së dytë dhe shënoi një dygolësh për t’i dhuruar ekipit të tij një fitore tepër të rëndësishme.
Këto ishin rrjetat e para në Bundesligë për djalin e ish-mbrojtësit të famshëm francez Lilian Thuram. Ky trepikësh e ngjit Borussian në vendin e pestë me 10 pikë, tre më pak se kryesuesit e Leipzig, ndërsa Dusseldorf mbetet në kuotën e 4 pikëve. /abcnews.al
Borussia Monchengladbach – Dusseldorf 2-1
(Thuram 74’, 87’ / Kasim 6’)