VIDEO/ Gjyshja heroike futet në pusetën e ujërave të zeza për të shpëtuar nipin

schedule10:04 - 26 Korrik, 2022

schedule 10:04 - 26 Korrik, 2022

Ky është momenti kur një gjyshe heroike kineze u hodh në një pusetë të ujërave të zeza për të shpëtuar nipin e saj që kishte rënë brenda. Momenti u kap nga kamerat e sigurisë. Për fat të mirë, gjyshja e tij e pa duke u zhdukur poshtë dhe pa hezitim u hodh brenda në pusetë në Fuyang, në provincën Anhui të Kinës.


Disa sekonda më vonë ajo e shtyu të voglin në sipërfaqe ku kalimtarët e tërhoqën, i mbuluar i tëri me baltë.

Mediat lokale raportuan se me ndihmën e kalimtarëve të tjerë, gjyshja dhe fëmija i mbijetuan incidentit, të tronditur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!