VIDEO/ Gjyqtari e kuptoi gabim, i kuqi i çuditshëm i Ibrahimovic ndaj Parmës

schedule21:56 - 10 Prill, 2021

schedule 21:56 - 10 Prill, 2021

“Ibrahimovic nuk e ofendoi arbitrin. Nëse do ta kishte bërë do të më kishte thënë dhe do t’i kishte kërkuar ndjesë menjëherë!”

Stefano Pioli e komentoi kështu momentin kur Zlatan Ibrahimovic u nxorr me të kuq nga arbitri Maresca, i cili nuk u mendua dy herë.

 

Pas një faulli, suedezi tha diçka në drejtim të tij, që nuk hezitoi me të kuqin. Më pas, nervozizmi i suedezit ishte i madh dhe vetëm ndërhyrja e Rebic bëri që të mos degjeneronte situata.

Në një audio të publikuar në tëitter dëgjohet Ibra që pas një faulli të vërshëllyer kundër Milanit, t’i thotë arbitrit Maresca: “Mi sembra strano eh…”, pra, “më duket e çuditshme eh…”!

Sipas autorit që ka postuar audion dhe momentin, Maresca e ka kuptuar si “sei un bastardo”, pra “je një shk*rdhat”. /abcnews.al