VIDEO/ Gjuajtje për t’u harruar, Gjasulës i presin penalltinë

schedule16:22 - 9 Nëntor, 2019

schedule 16:22 - 9 Nëntor, 2019

Klaus Gjasula kishte mundësinë për të shënuar golin e parë në Bundesligën gjermane dhe për t’i dhuruar avantazhin Paderbornit. Mesfushori shqiptar nuk u tregua i saktë nga pika e penalltisë në minutën e shtatë.

29-vjeçari, i cili është edhe kapiten i ekipit, ekzekutoi penalltinë, por portieri i Augsburg e priti atë. Miqtë gjetën golin në minutat e fundit të pjesës së parë me anë të Max dhe ndodhen në avantazh.

Paderborn renditet në vend të fundit me 4 pikë dhe Gjasula me shokë do të bëjnë maksimumin për të mos dalë pa pikë nga ky duel. /abcnews.al