VIDEO/ Gjuajtja më e shëmtuar e vitit, 7 metra me portën dhe shikoni ç’bën

schedule09:16 - 2 Mars, 2020

schedule 09:16 - 2 Mars, 2020

E pabesueshme çfarë bën mesfushor i Columbus Crew në MLS. Futbollisti nga Kosta Rika, Luis Diaz, ka shpërdoruar një rast të pastër goli në takimin kundër New York City. I ndodh kujtdo të mos shënojë pranë portës.

Gjithsesi Diaz ka qenë krejtësisht i pasaktë. Edhe pse ishte 7 metra larg portës së kundërshtarit, ai e ka dërguar topin pranë flamurit të këndit.

Më pas sigurisht që ka vënë duart në kokë për atë që ka bërë, pasi diçka të tillë as në ëndrrën më të keqe nuk e do e kishte imagjinuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!