VIDEO/ Gjimshiti rikthehet me humbje tek Atalanta, Cremonese “përmbys” Sampdoria-n në “frymën e fundit”

schedule18:31 - 8 Prill, 2023

schedule 18:31 - 8 Prill, 2023

Rikthimi i Berat Gjimshitit në qendrën e mbrojtjes së “bergamaskëve” nuk ndryshoi asgjë, me djemtë e tekniku Gasperini që u mundën kësaj radhe nga Bologna në “Geëiss Stadium” me rezultatin e pastër 0 me 2.

Dy gola në pjesën e dytë mjaftuan për skuadrën e drejtuar nga Thiago Motta për të gjetur një fitore që i afron gjithnjë e më shumë me zonën e Evropës. I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Nicola Sansone, i cili pas një kombini fantastik me anësorin Barroë çoi topin në rrjetën e “bergamaskëve”. Më pas, për të “hipotekuar” fitoren e miqve mendoi “fantazisti” Riccardo Orsolini, i cili pas një pasimi nga Joshua Zirkzee ndëshkon Atalantan duke vulosur kështu rezultatin 0 me 2.

Në krahun tjetër, në arenën “Stadio Luigi Ferraris” të Xhenoas, vendasit e Sampdoria janë shtangur në “frymën e fundit” nga Cremonese, duke çuar dëm avantazhin që patën gjatë gjithë lojës e duke u mundur kështu me rezultatin 2 me 3. Për vendasit golat u shënuan nga Mehdi Leris e Sam Lammers në minutat 15’-të e 66’-të të sfidës, ndërsa për miqtë golat erdhën nga Ghiglione, Locoshvili e Sernicola në minutat 35’, 85’ dhe 95’ të sfidës.

Me këto rezultate Bologna rimerr vendin e 8-të në renditje teksa ka shkuar në kuotën e 43 pikëve dhe ndohet vetëm 5 pikë larg zonës së Evropës, pozicion i cili mbahet nga Atalanta me 48 pikë. Në krahun tjetër Cremonese dhe Sampdoria ndodhen në vendin e 19-të dhe 20-të të renditjes, me nga 16 dhe 15 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Atalanta 0-2 Bologna

Goli i Nicola Sansone, 0-1:

Goli i Riccardo Orsolini, 0-2

Sampdoria 2-3 Cremonese

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!