Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen që Atalanta po zhvillon ndaj Spezias.
Gjimshiti realizoi në minutën e 73-të për të kthyer kështu në avantazh “bergamaskët”, pasi këta të fundit udhëheqin sfidën me shifrat 2-1.
Ky është goli i tretë për këtë sezon nga ana e Gjimshitit, pas dy të shënuarave në Ligën e Europës.
/f.a/abcnews.al