VIDEO/ Gjiko dhe Elita prindër për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës

schedule07:42 - 21 Shtator, 2020

schedule 07:42 - 21 Shtator, 2020

Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e kanë konfirmuar vetë dyshja, gjatë një feste të organizuar mbrëmjen e djeshme.

Ata nuk kanë nguruar të zbulojnë edhe gjininë e fëmijës.

Elita ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet pranë Gjikos dhe vogëlushit Zëri. Ato kanë plasur një tullumbace që ka lëshuar pupla rozë.

“Jemi shumë të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot”, ka shkruar Elita krahas videos. l.k/abcnews.al