Një ngjarje aspak e zakontë dhe e turpshme ka ndodhur ndaj tifozëve të Al Hilal në ndeshjen e fundit dhe mund t’i kushtojë shumë yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Një avokat i njohur saudit është shprehur i indinjuar nga gjesti i sulmuesit të Al Nassr, Cristiano Ronaldo, i cili ka prekur organet gjenikale ndërkohë që tifozët kundërshtarë brohoritnin emrin e Leo Messit.
Nouf bin Ahmed që punon me Komisionin e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Tregtisë Ndërkombëtare ka depozituar një ankesë në ministrinë Publike dhe kërkon që Ronaldo të arrestohet pas këtij veprimi të turpshëm.
“Unë nuk e ndjek sportin. Edhe nëse turpa ka provokuar Ronaldon, ai nuk duhej të bënte atë reagim. Sjellja e tij është një krim këtu. Një akt i pahijshëm publik, i cili është një nga krimet që lejon arrestimin dhe dëbimin nëse kryhet nga një i huaj”, shkruan avokati./ h.ll/abcnews.al