Një gjarpër i rrallë me dy koka është gjetur në pyjet e Indisë. Ai është klasifikuar si “Snake Wolf” i cili është një specie jo helmuese.
Në pamjet e publikuara nga Daily Mail gjarpri zvarritet nëpër dysheme dhe kontrollon në të njëjtën kohë të dy kokat e tij.
Ekspertët thanë se është i gjatë 14cm dhe ka dy koka të formuara plotësisht, me katër dhe dy gjuhë.
Eksploruesi që e zbuloi tha që kjo do të thotë që kafsha përfundon duke konkurruar me veten e saj edhe për ushqim./abcnews.al\