Nuk mund të kishte nisje më të mbarë, të kësaj minifaze përgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me “Gjelat” e Francës, që mundën në “Stade Saint-Symphorien”, të Metzit, përfaqësuesen e Luksemburgut me rezultatin bindës, 3 me 0.
Një gol në pjesën e parë, nga Randal Kolo Muani, në minutën e 43′-të të sfidës dhe dy gola të tjerë, në fraksionin e dytë të lojës, në minutën e 70′-të nga Jonathan Clauss dhe të 85′-tën, nga Kylian Mbappe “hipotkuan” triumfin e parë të qershorit, siç theksuam edhe më lart, me një rezultat bindës.
Tashmë, në sfidën e dytë përgatitore të këtij muaji Franca do përballet mbrëmjen e 9 qershorit me përfaqësuesen e Kanadasë, për vijuar më pas me sfidën e parë hapëse, të Evropianit të Gjermanisë, ku do të përballen me Kombëtaren e Austrisë në mbrëmjen e 17 qershorit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT