Franca nuk ka arritur të marrë fitore nga Kroacisë në sfidën e dytë të Nations League, pasi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kroacinë.
Pjesa e parë mes dy kombëtareve do të mbyllej pa shumë histori, me skuadrat që nuk mundën të gjenin rrugën e rrjetës duke mbyllur kështu 45-minutat e para me rrjeta të paprekura.
Franksioni i dytë i takimit rezultoi të ishte edhe më i luftuar, pasi “Gjelat” do ta nisnin mirë pasi shënuan në minutën e 52-të kur Rabiot do ti jepte avantazhin francezve.
Kombëtarja kroate nuk u dorëzua, teksa gjeti golin e barazimit me Kramaric në minutën e 83-të, duke “shokuar” kështu “Gjelat”.
Deri në fund nuk do të shënoheshin gola të tjerë, skuadrat që ndajnë nga një pikë në takimin e dytë të Nations League.
/f.a/abcnews.al