Paderborn ka arritur një fitore jetike jashtë fushe. Ekipi i Klaus Gjasulës fitoi 0-2 në fushën e Freiburg, teksa kapiteni fitoi “derbin” kundër Amir Abrashit. Të dy lojtarët e kombëtares u aktivizuan si titullarë.
Abrashi u ul në stol në pushim, teksa Gjasula (mori një karton të verdhë në pjesën e parë) u ndërrua në minutën e 75-të. Antwi-Adjej dhe Sabiri nga pika e penalltisë shënuan golat e fitores për Paderborn, që tashmë barazon Dusseldorf me 15 pikë.
M’Gladbach u rikthye te fitorja pas dy ndeshjeve dhe mposhti në shtëpi Mainz. 3-1 fituan vendasit duke u ngjitur përkohësisht në vend të katërt me 35 pikë, një më pak se Bayern dhe Dortmund. Leipzig pësoi një humbje në fushën e Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munchen mund të përfitojë për t’iu afruar vendit të parë.
2-0 fituan vendasit përballë ekipit kryesues, teksa në dy ndeshjet e tjera fituan Union Berlin dhe Hertha Berlin, respektivisht ndaj Augsburg dhe Wolfsburg. /abcnews.al