Lazio ka arritur të triumfojë me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë kundër Parmës. Kjo parashikohej një sfidë e vështirë për lacialët dhe kështu rezultoi, pasi vendasit kishin disa raste për të mos dalë pa pikë nga ky takim.
Ishte Caicedo ai që shënoi për Lazion në minutën e 41-të të sfidës, duke përfituar nga një pasiguri në mbrojtjen e Parmës. Luis Alberto kroson nga e djathta dhe Immobile shkakton panik në zonë. Pas një devijimi, topi shkon në këmbët e Caicedos, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë nga një distancë e afërt.
Me këtë fitore të vështirë, Lazio ngjitet provizorisht në vend të dytë, në kuotën e 53 pikëve, një më pak se Juventusi kryesues dhe një më shumë se Interi, që luan kundër Milanit në San Siro./abcnews.al
Serie A, java 23
Parma – Lazio 0-1
Caicedo 41′

