VIDEO | Genoa shokon Milanin në San Siro, Sampdoria përmbys Veronën e shqiptarëve

schedule17:08 / 08/03/2020

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Serie A, ku rezultatet surprizë dhe përmbysjet e çmendura nuk munguan. Milani u mposht në San Siro nga skuadra e Genoas, me rezultatin 1-2.

Sulmuesi maqedonas, Goran Pandev, shënoi që në minutën e shtatë të sfidës, për të kaluar miqtë në avantazh. Genoa do të shënonte përsëri në pjesën e parë, me anë të Cassata në të 41-ën. Golin e vetëm për Milanin do ta shënonte Ibrahimovic në minutën e 77-të, por kuqezinjtë nuk arritën ta barazonin takimin në minutat e mbetura.

Ndehja tjetër mes Sampdorias dhe Hellas Verona, u mbyll me rezultatin 2-1. Vendasit përmbysën Veronën, me miqtë që shënuan të parët në portën e skuadrës nga Xhenoa.

Zaçagni realizoi i pari, kurse heroi ishte Quagliarella me dy gola të shënuar, atë të fitores me penallti. çuditërisht në takimin e sotëm nuk ishte titullar Marash Kumbulla, por vetëm Amir Rrahmani./abcnews.al

Serie A, java 26

Milan – Genoa  1-2
Ibrahimovic 77′ / Pandev 7′, Cassata 41′

Sampdoria – H. Verona  2-1
Quagliarella 77′ 86′ / Zaccagni 32′

schedule17:08 / 08/03/2020