Plot 3 sfida, të vlefshme për javën e 22-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A janë zhvilluar mesditën e kësaj të diele, nuk kanë munguar fitoret e favoritëve, si në rastin e tirumfit të skudrës së Monza, ndaj “Zijeshilëve” të Sassuolo, por edhe “përmbysjet” e mëdha, siç ndodhit me Leçe-n e Ylber Radamanit.
Gjithçka filloi këtë të dielë, me sfidën e orës, 12:30, Genoa-Lecce, me “Kuqeblutë”, që në “Stadio Luigi Ferraris” përmbysën gjithçka përballë Lecce-s, me këta të fundit, që gjetën golin e parë të sfidës, pas rrjetës së Krstovic, në minutën e 31’-të. Mirëpo, kjo nuk mjaftoi me “bomberët”, Mateo Retegui e Caleb Ekuban, që shënuan në minutat 70’ e 76’, për të “vulosur” fitoren e skuadrës së tyre.
Më tej, në orën 15:00, Monza arriti një fitore të madhe, në “Brianteo”, aty ku mundi, me rezultati minimal, 1 me 0, skuadrën e “Zijeshilëve”, të Sassuolo. Goli i vetëm i sfidës erdhi, nga “fantazisti”, Andrea Colpani, në minutën e 31’-të të ndeshjes, ku pas një asistimi fantastik të portugezit, Dany Mota dërgoi topin në rrjetën e “veteranit”, Consigli për të gjetur e madhe të skuadrës së tij.
Pas 2 fitoreve, në “Brianteo” e “Stadio Luigi Ferraris”, përballja e fundit e mesditës të së dielës u mbyll në barazim, me skuadrën e Hellas Verona, që nuk shkoi më shumë se rezultati 1 me 1, në “Stadio Marc’Antonio Bentegodi”, ndaj skuadrës së Frosinone, me golat që u shënuan nga Tomas Suslova, në minutën e 45+3’, nga vendasit dhe Kaio Jorge, në minutën e 58’-të për miqtë e Frosinone.
Falë këtyre rezultateve ka ndryshuar edhe renditja në tabelën e Serie A, me skuadrat e Genoa, Monza e Frosinone, që tashmë ndodhen në vendet 11, 12 e 13 të renditjes, me respektivisht 28, 28 e 23 pikë, ndërsa Lecce, Sassuolo e Verona ndodhen menjëherë poshtë tyre në vendet 14, 15, 16, me respektivisht 21, 19 e 18 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Genoa 2 – 1 Lecce
Monza 1 – 0 Sassuolo
Hellas Verona 1 – 1 Frosinone