Një sulm ajror ka shënjestruar një ndërtesë të larta në qendër të qytetit të Gaza-s ndërsa gazetarja Youmna Al Sayed raportonte drejtpërsëdrejti për Al Jazeera.
Al Sayed vijoi me raportimin e saj edhe pse u detyrua për një moment që të largohej nga kamera pasi ndërtesa përballë pësoi goditje.
Në godinën e shënjestruar kishte kryesisht biznese si dhe disa zyra për kanalin satelitor të Hamas-it, Al-Aqsa. Ajo ndodhet në një nga rrugët më të ngarkuara të lagjes romake të Gazës.
Sulmi ajror që shihet nga pamjet ndodhi më 13 maj në vazhdën e përplasjeve të vazhdueshme mes Izraelit dhe militantëve palestinezë në atë që është cilësuar si konflikti më serioz mes palëve që 2014. sb/abcnews.al/