VIDEO/ Gasperini nuk duron më: T’i presim krahët?! Këto penallti jepen vetëm në Itali

schedule08:59 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:59 - 12 Korrik, 2020

Atalanta zhvilloi një lojë shumë të bukur ndaj kampionëvë të Italisë. Gjthsesi djemtë e Gan Piero Gasperinit u ndalën në barazim 2-2, edhe pse ishin dy herë në avantazh. Cristiano Ronaldo ishte ai që vendosi barazpeshën me dy penallti të kthyera në gol. Tekniku i bergamskëve u shpreh pas ndeshjes se ishte shumë i lumtur me performancën e ekipit të tij. Zhgënjimi i vetëm ishte fakti që nuk fituan në ‘’Allianz Stadium’’ dhe penalltitë e dhëna, që sipas trajnerit jepen vetëm në Itali.

“Këto janë rregullat, ata janë mbi çdo rregull në Itali. Çfarë duhet të bëjmë ne, të presim krahët? Nuk ishin penalltitë e para që po shikojmë, pasi na janë dhënë kundër shumë të tilla gjatë sezonit. Në kampionatet e tjera nuk jepen penallti si këto dhe prandaj më vjen shumë inat. Këto ndodhin vetëm në Itali”, deklaroi italiani pas takimit.

“Ne zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër kryesuesve të Seria A. Përpara ndeshjes i thashë djemve se duhet ta konsideronim si një ndeshjeje Championsi, pasi muajin e ardhshëm ndeshje të këtij niveli na presin. Ne po udhëhiqnim deri në minutën e fundit dhe e meritonim të fitonim. Jam shumë i lumtur me performancën e ekipit, por më vjen keq që do të largohemi nga Torino vetëm me një pikë”, përfundoi Gasperini. /abcnews.al