Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Gara sportive me 2 “superbisha” te Mbikalimi i Patokut, e pëson organizatori

schedule22:02 - 1 Nëntor, 2021

schedule 22:02 - 1 Nëntor, 2021

E ka pësuar organizatori i garave sportive me makina në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”. Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqeshin drejtues mjetesh që kishin ndaluar makinat, me qëllim për të realizuar gara sportive, në aksin rrugor tek “Mbikalimi i Patokut”, policia ka nisur hetimet për një prej organizatorëve, i cili ishte bërë edhe vetë pjesë e garës.

E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë është gjobitur me 150.000 lekë, ndërsa do të hetohet për 4 vepra penale, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime” dhe ” “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Policia njofton se pjesëmarrësit në garë penguan qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor, për të realizuar gara sportive, prishën rendin dhe qetësinë publike, organizuan grumbullime dhe më pas postuan video në rrjete sociale. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe makinën “superbishë” në pronësi të 35 vjeçarit i cili e kishte dërguar atë në një servis, për ta çmontuar. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!