VIDEO/ Galtier dështon sërish, Lyon triumfon përballë PSG në “Parc des Princes”

schedule22:54 - 2 Prill, 2023

schedule 22:54 - 2 Prill, 2023

PSG ka zhgënjyer sërish teksa mbrëmjen e sotme është mundur me rezultatin minimal, 0 me 1, nga rivalët e Lyon, në arenën “Parc des Princes”, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit francez të futbollit, Ligue 1.

Miqtë patën mundësi për të zhbllokuar sfidën që në fraksionin e parë të lojës, ku pas një ndërhyrje të gabuar në zonë nga portieri Donnarumma, arbitri Letexier akordon një 11-metërsh, por nga pika e bardhë e penalltisë “bomberi” i Lyon, Alexandre Lacazette dështon duke mos arritur të zhbllokojë dot shifrat.

Goli i vetëm i sfidës do të vinte në pjesën e dytë, ku pas një aksioni shembullor të miqve, Sael Kumbedi çon një top në zonën e rreptësisë të “parizienëve”. Topi mbërrin në këmbët e 20-vjeçarit, Bradley Barcola, i cili me portën pothuajse të boshatisur nuk gabon dhe i jep të tijve fillimisht avantazhin në minutën e 56’-të e më pas fitoren pas fërshëllimës së fundit të arbitrit.

Me këtë fitore Lyon ngjitet në vendin e 9-të në renditjen e Ligue 1, me 44 pikë, ndërsa PSG vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 66 pikë, por vetëm 6 më shumë se Lens dhe Mareseille, që renditen në pozicionin e 2-të dhe të 3-të. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: