VIDEO/ Galatasaray i heq fitoren  nga “duart” Manchester United, PSV përmbys gjithçka ndaj Sevilla

schedule20:43 - 29 Nëntor, 2023

schedule 20:43 - 29 Nëntor, 2023

Galatasaray dhe Manchester United kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje fantastike në Stamboll, me një sfidë e cila ka mbaruar me rezultatin 3-3.

Të parët që shënuan ishin “djajtë” e Manchesterit, pasi në minutën e 11’ ishte Garnacho i cili zhbllokoi sfidën. Pak minuta më pas United shënon edhe të dytin me një supergol nga Bruno Fernandes në minutën e 18’. Galatasaray u kundërpërgjigj në minutën e 29’ me një eurogol të Ziyech nga goditja e dënimit.

Pjesa e dytë foli përsëri anglisht, pasi në minutën e 55’ ishte McTominay i cili trefishoi rezultatin. Dukej sikur gjithçka kishte përfunduar për turqit, por jo. Në minutëne 62’ ishte përsëri Ziyech me një goditje dënimi që çon rezultatin në 2-3. Disa minuta më vonë, Galata rikthen baraspeshën me anë të Akturkoglu. Me këtë rezultat, Galatasaray renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Manchester United në vendin e fundit me 4 pikë, ku tashmë rrezikon gjithçka dhe gjithashtu nuk kanë më çdogjë në dorë për të kaluar grupin, pasi edhe Copenhagen është ende në lojë.

Sfida tjetër mes Sevilla dhe PSV është mbyllur në rezultatin dramatik 2-3. Spanjollët udhëhoqën për disa minuta me rezultatin 2-0, por holandezët barazuan gjithçka, duke u favorizuar edhe prej faktit se Sevilla mbeti me 10 lojtarë. Në shtesat e fundit të ndeshjes, PSV gjen edhe golin e fitores me anë të Pepi.

Tashmë, për Sevilla është bërë e vështirë. Nëse Lens arrinë të marrë pikë ndaj Arsenalit, spanjollëve mund t’i ikë edhe mundësia për t’u renditur të tretët në grup dhe që të kualifikohen për në Europa League. PSV me këtë rezultat renditet në vendin e dytë me 8 pikë, ndërsa Sevilla në të fundit me 2 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat Galatasaray-Manchester United

Shikoni golat Sevilla-PSV