“Galaktikët” e Real Madrid kanë dështuar të marrin qoftë edhe 1 pikë në transfertën e vështirë të Real Sociedad, ku në “Reale Arena” janë mundur me rezultatin e pastër 0 me 2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga.
Golat erdhën të dy në pjesën e dytë, me golin e parë që erdhi nga “samurai” japonez, Takefusa Kubo çon topin në rrjetën e Courtois pas një gabimi fatal të Dani Carvajal në minutën e 47’-të të sfidës. Kur mendohej se “galaktikët” do të tentonin përmbysjen Dani Carvajal rikthehet sërish në një protagonist teksa përjashtohet nga fusha e lojës me kartonin e kuq pas 2 ndërhyrjeve radhazi, fillimisht në minutën e 53’-të e më pas në të 61’-tën.
Për golin e dytë mendoi Ander Barrenetxea, me këtë të fundit që çon topin në rrjetë me një goditje perfekte brenda zonës pas një pasimi fantastik, nga ana e “fantazistit” spanjoll, David Silva.
Me këtë rezultat Real Sociedad ngjitet në kuotën e 61 pikë dhe tashmë mban një diferencë prej 8 pikësh me Villarreal-in e vendit të 5-të dhe ndodhet komode në zonën Champions. Në krahun tjetër, “galaktikët” e Real Madrid mbeten në vendin e 2-të në renditje me 68 pikë e tashmë “katalanasve” u duhet vetëm 1 fitore për të siguruar matematikisht titullin kampion. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Takefusa Kubo, 1-0:
Kartoni i kuq i Dani Carvajal:
Goli i Ander Barrenetxea, 2-0: