“Galaktikët” e Real Madrid kanë arritur të triumfojnë mbrëmjen e sotme, teksa në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, djemtë e Ancelottit mundën në transfertën e “Estadio Nuevo Mrandilla” vendasit e Cadiz, me rezultatin e pastër 0 me 2.
Golat për miqtë “galaktikët” erdhën në pjesën e dytë, teksa fillimisht Nacho Fernandez në minutën e 72’-të e më pas Marco Asensio në mintuën e 76’-të “hipotekuan” fitoren e “madrilenëve” ndaj Cadiz.
Me këtë fitore madrilenët ngjiten në kuotën 62 pikëve dhe presiën vetëm “matematikën” për të siguruar një vend në Champions sezonin e ardhshëm, me kampionatin tashmë të fituar nga “katalanasit”. Kështu, djemtë e udhëhequr nga Carlo Ancelotti kthejnë “sytë” nga ndeshja e radhës në Champions League, teksa mbrëmjen e së martës do të udhëtojnë drejt “Stamford Bridge” për ndeshjen e kthimit të çerek-finaleve të Ligës së Kampionëve. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Nacho Fernandez, 0-1:
Goli i Marco Asensio, 1-1: