Pritej një përballje spektakolare dhe ashtu rezultoi të ishte. “Galaktikët” e Real Madrid kanë vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, teksa mbrëmjen e kësaj të diele kanë arritur të triumfojnë ndaj Real Sociedad, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, në “shtëpinë” e tyre, Santiago Bernabeu.
Sipari i golave u çel që në minutën e 5’-të të sfidës, me anësorin bask, Ander Barrenetxea që finalzion me gol një aksion perfekt të skuadrës së tij, duke e çuar rezultatin në 1 me 0, rezultat që do të “vuloste” dhe pjesën e parë të lojës.
Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës vjen dhe kundërpërgjigja e madrilenëve, të cilët fillimisht me Federico Valverde në minutën e 46’ e më pas me Joselu në minutën e 60’ përmbysën gjithçka, duke arritur të siguronin 3 pikë “të arta” në garën e këtij viti për titullin kampion.
Falë këtij rezultati, “galaktiktët” e Real Madrid vazhdojnë të mbeten në vendin e parë, me 15 pikë të plota pas 5 ndeshjeve, 2 më shumë se Barcelona e vendit të dytë, ndërsa në krahun tjetër, Real Sociedad mbetet në vendin e 11-të të renditjes me 6 pikë në 5 ndeshje. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Ander Barrenetxea, 1-0:
Goli i Federico Valverde, 1-1:
Goli i Joselu, 2-1: