VIDEO/ “Galaktikët” e nisin vitin me fitore, Celta Vigo triumfon në “frymën e fundit” ndaj Real Betis

schedule21:16 - 3 Janar, 2024

schedule 21:16 - 3 Janar, 2024

Pritej një nisje më potente e vitit, por fitorja mbetet fitore. “Galaktikët” e Real Madrid nuk kanë zhgënjyer në të parën e 2024-ës, teksa në “mitikun” madrilen të “Santiago Bernabeu” mundën me rezultatin minimal, 1 me 0, skuadrën e Mallorca, duke mos zhgënjyer 72394 të pranishmit në arenën e “Los Blancos”.

“Përgjegjës” për golin e vetëm të sfidës ishte “kollosi” gjerman i mbrojtjes, Antonio Rudiger, i cili në minutën e 78’-të përfiton nga një “përgjumje” e mbrojtjes kundërshtare, për të dërguar në rrjetë një krosim fantastik, nga goditja e këndit, e “arkitektit” kroat të mesfushës, Luka Modric.

Në përballjen tjetër, të pasdites së kësaj të mërkure, atë të “Estaio de Balaidos”, mes vendasve të Celta Vigo e “bardhjeshilëve” të Real Betis, teksa gjithçka pritet të mbyllej në barazim, vendasit kanë “shtangur” miqtë me nëj gol në “fryumën e fundit” të sfidës, duke fituar përballjen me rezultatin e ngushtë, 2 me 1. Golat erdhën herët me Aitor Ruibal, që i dha fillimisht Real Betis-it avantazhin në minutën e 6’-të e më pas Iago Aspas ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metër, për të “bllokuar” sfidën, që në minutën e 16’-të, e që më pas do të “zhbllokohej”, në minutën e 96’-të, me talentin suedez Williot Swedberg, që nderon të tijët, duke i dhënë 3 pikë të vyera.

Falë këtyre rezultateve, Real Madrid ngjitet në kuotën e 48 pikë dhe tashmë krijon një shkëputje prej 3 pikësh, nga Girona e vendit të dytë, e cila do të përballet në mbrëmjen me “Los Colchonres” e Aletico Madrid. “Andaluzianët” e Real Betis mbeten në vendin e 7-të me 28 pikë, Mallorca në vendin e 14-të me 18 pikë, ndërsa Celta Vigo ngjitet në vendin e 17-të me 16 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Real Madrid 1 – 0 Mallorca 

Celta Vigo 1 – 1 Real Betis

Goli i Aitor Rubial, 0-1:

Goli i Iago Aspas, 1-1:

Goli i Williot Swedberg, 2-1:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!