VIDEO/ Gafë fatale e portierit vendas, Chelsea gjen golin në Rusi

schedule19:35 - 28 Tetor, 2020

schedule 19:35 - 28 Tetor, 2020

Penalltia e Jorginhos u ndal në shtyllë në minutën e 14-t, por Chelsea nuk u demoralizua, vijoji të sulmojë dhe ia ka dalë të zhbllokojë takimin e Champions League kundër Krasnodar në transfertë.

Goli për djemtë e Frank Lampard erdhi në minutën e 37-të dhe atë e realizoi Callum Hudson-Odoi. Aksion me disa pasime i ekipit londinez dhe finalizim i sulmuesit anglez.

 

Goditja e 19-vjeçarit ishte qendrore, por portierit të ekipit rus i rrëshqiti topi nga duart. Gafë fatale e 21-vjeçarit Safonov dhe Chelsea në avantazh. Ndërkohë, sfida Basaksehir-PSG vazhdon të jetë 0-0. /abcnews.al