Jo më kot janë në raundin e 1/16-ve, të UEFA Champions League. “Vikingët” e Copenhagen kanë qendruar vetëm 24′ minuta në disavantazh, ndaj “Qyetarëve” të Manchester City, teksa kanë nisur festën e tifozëve të tyre, në “Parken Stadium”.
Një gafë e kampionëve në fuqi, të UEFA Champions League u ka mjaftuar danezëve, për të çuar topin në rrjetë, me 24-vjeçarin, Magnus Mattsson, i cili “mbërthen” një top në hyrje të zonës dhe me një goditje potente mposht portierin Ederson. /i.m /abcnews.al