Zhbllokohet ndeshja Skënderbeu-Laçi. Miqtë kanë kaluar në avantazh në minutën e shtatë. Portieri Koliçi gaboi në një dyluftim me Grecën brenda zonës korçare dhe shkaktoi penallti.
Ekzekutimin e mori përsipër Julian Shehu. Mesfushori i bardhezinjve nuk gaboi nga pika e bardhë dhe dërgoi topin në anën e kundërt të portierit vendas.
Avantazh i rëndësishëm për skuadrën e Cungut, që udhëheq 0-1 në stadiumin e Skënderbeut. /abcnews.al