Interi nuk po kalon një moment të mirë dhe ndeshjen kundër Torino e ka nisur si mos më keq. Kur kaluan 17 minuta lojë, zikaltrit pësuan dhe në fakt e dhuruan golin.
Samir Handanovic, portieri i Interit, gaboi pas një krosimi në zonë. Ai nuk e kontrolloi dot topin dhe ia dhuroi sulmuesit Andrea Belotti, i cili nuk mund të gabonte me portën e boshatisur. /abcnews.al

