Teuta shumë pranë fitimit të Kupës së Shqipërisë, pasi ka shënuar edhe golin e dytë në finalen kundër Tiranës. Pas golit të Rustem Hoxhës, ka ardhur edhe goli tjetër.
Lorenco Vila është ai i cili ka ndëshkuar Tiranës, pas një huqi të Kristi Vangjelit. Sulmuesi anësor, i vetëm me portierin kundërshtar nuk gaboi dhe më pas vrapoi gjatë duke festuar. /abcnews.al