Chelsea po mposhtet me rezultatin 3-0 nga West Bromwich Albion. Robinson shënoi dy golat e parë, ndërsa Bartley në minutën e 28-të çoi shifrat në 3-0.
Goli i dytë i shënuar nga Robinson, erdhi pas një gafe të Thiago Silvës. Çmenduri në stadiumin e West Brom dhe ky rezultat, padiskutim që nuk pritej.
Chelsea ka diçka më shumë se 60 minuta lojë për të ndryshuar fatet e sfidës ose në të kundërt, do ishte një turpërim i madh./abcnews.al