VIDEO/ Gafë e mbrojtjes së Dinamos, Erzeni merr avantazhin me një 11-metërsh

schedule17:46 - 17 Shtator, 2023

schedule 17:46 - 17 Shtator, 2023

Pas barazimit të shifrave nga ana e “bomberit” të Dinamos, Baton Zabergja, “blutë” e Dinamo City u hodhën menjëherë në sulm për gjetjen e golit të avantazhit ndaj Erzenit, mirëpo ka ndodhur e kundërta.

Në minutën e 78′ të sfidës arbitri kryesor i sfidës akordon një penallti në favor të “shijakasve” të Erzenit dhe nga pika e bardhë e 11-metërshit, kroati, Amir Kahrimanovic nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetën kundërshtare. Rezultati shkon në 2 me 1. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN: