Goli i parë i dueleve të mbrëmjes në Champions League, vjen nga Italia. Lazio po përballet me Dortmund në “Olimpico” dhe sfida është zhbllokuar nga Ciro Immobile.
Pasiguri e mbrojtjes gjermanë në minutën e gjashtë, asist i Angel Correa dhe finalizim i thjeshtë për goleadorin italian.
Avantazh i rëndësishëm për bardhekaltrit e Simone Inzaghit, të cilët po luajnë ndaj një kundërshtari tepër të fortë si verdhezinjtë e Dortmund.
Gol edhe në Gjermani. Leipzig po ndeshet me turqit e Basaksehir në shtëpi dhe djemtë e Nagelsmann kanë kaluar në avantazh në minutën e 16-të. Veprim fantastik i spanjollit Angelino dhe 1-0 për gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar. /abcnews.al