VIDEO/ Gafë dhe tërbim, portieri danez bëhet “hit” me golin e pësuar

schedule08:31 - 3 Gusht, 2020

schedule 08:31 - 3 Gusht, 2020

Një gabim trashanik është regjistruar në Suedi, në ndeshjen mes Helsingborgs dhe Hammarby. Protagonist ishte portieri i skuadrës mike, danezi David Ousted.

Veterani 35-vjeçar i habiti të gjithë në tentativën e tij për të ndalur Max Svensson, në minutën e 21-të të takimit.

Mesfushori, edhe pse në një distancë të largët, goditi drejt portës dhe portierit të Hammarby i rrëshqiti topi nga duart. Nervat në maksimum dhe skuadra vendase që iu gëzua golit të avantazhit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!