Espanyol u shkatërrua nga Wolves në Angli me rezultatin 4-0 në ndeshjen e parë dhe sfida e sotme nuk kishte shumë histori. Të dy skuadrat zhvilluan një përballje të bukur mes tyre, pesë gola u shënuan dhe katalanasit fituan 3-2.
“Ujqërit” do të vazhdojnë aventurën europiane, teksa një rast i pabesueshëm është humbur në ndeshjen e zhvilluar në Spanjë. Ishte minuta e 87-të dhe rezultati ishte 2-2.
Wolves përfitoi falë një kundërsulmi dhe Neto përfitoi nga një gafë, ia doli të shmangte portierin vendas dhe dërgoi topin jashtë me portën bosh. Për fat të mirë kualifikimi ishte zgjidhur, përndryshe tifozët nuk do ia falnin kurrë këtë rast 19-vjeçarit portugez. /abcnews.al