VIDEO/ Gafa e Biden: Ngatërron ukrainasit me iranianët

schedule15:41 - 2 Mars, 2022

schedule 15:41 - 2 Mars, 2022

Në fillim të fjalimit tradicional në Kongresin për Gjendjen e Vendit – ai në të cilin përshkruhet gjendja e përgjithshme e vendit, objektivat e arritura gjatë vitit dhe prezantohet axhenda me të cilën do të punohet gjatë vitit, dhe vitit të ardhshëm, kreu i shtëpisë së Bardhë ngeci sërish.

Duke folur për popullin e pushtuar, me qëllimin për të lavdëruar rezistencën ekstreme përballë rusëve, Biden tha “iranianë” në vend të “ukrainas”.

“Putin- tha Biden mund të rrethojë Kievin me tanke, por nuk do e pushtojë asnjëherë zemrën dhe shpirtin e popullit iranian”.

Gabimi i ti bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale dhe frymëzoi shumë meme. Komentet ishin të shumta sidomos nga ana e republikanëve. Mediat amerikane shkruajnë se presidenti amerikan ka bështirësi në të folurin rrjedhshëm që kur ishte fëmijë.

Një problem që ai e ka përmirësuar me kohën, por që hera herës i krIjon momente të vështira, pai ngatërron fjalët.  Në fjalimin e tij ai u përpoq të mblidhte vendin rreth konfliktit por dhe rreth axhendës së tij ekonomike duke premtuar të luftojë inflacionin me rritjen e prodhimeve amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!