VIDEO/ Gabigol me zemër të madhe, ky gjest ndaj tifozit rival bën bujë

schedule09:56 - 5 Mars, 2020

schedule 09:56 - 5 Mars, 2020

Ditë më parë gëzoi një vogëlushe duke i dhënë fanellën, së fundmi Gabigol emocion një tifoz. Gjithçka ndodhi në ndeshjen qe Flamengo fitoi kundër kolumbianëve të Atletico Junior, sfidë e vlefshme për Copa Libertadores.

LEXO EDHE: Gabigol lumturon tifozen e vogël, kjo video po bën xhiron e internetit

Një tifoz i vogël, shmangu sigurinë dhe u fut në fushë me synimin e vetëm që të takonte sulmuesin brazilian. Gabigol e ka përqafuar atë, duke ua hequr nga duart rojeve të sigurisë. Braziliani nuk është ndalur me kaq.

Pas e ka përqafuar, ai i ka dhënë tifozit të vogël fanellën e tij dhe këpucët, çka e ka emocionuar vogëlushin që është larguar në lot me një ëndërr të plotësuar. Jo vetëm që e takoi Gabigol, por tani do të ketë edhe fanellën e këpucët e tij si kujtim. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1235395596942561280