Antonio Conte u tërbua mbrëmë gjatë gjysmëfinales së kthimit në Kupën e Italisë. Tekniku i njohur protestoi për një rast penalltie, pasi Lautaro Martinez përfundoi i shtrirë në zonë. Arbitri mendoi se gjithçka ishte e rregullt.
Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Conte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”. Vetë tekniku, për mikrofonat e Rai Sport deklaroi në fund të ndeshjes:
“Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”.
Il gestaccio di #Conte all’intervallo ? pic.twitter.com/KPPeDtLTx3
— Romeo Agresti (@romeoagresti) February 9, 2021
Nuk munguan “xixat” mes Contes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Kreu i pankinës së Interit është kapur edhe nga kamerat, teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë.
Në mediat italianë raportojnë se Conte e ka pasur pikërisht me numrin një të klubit bardhezi, i cili në fund i është kthyer keq duke i thënë ta futë në b***ë atë. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1359262103165693956