VIDEO/ Futbollistët shqiptarë ia nisin me grushta pasi arbitri dha 13 minuta shtesë

schedule10:42 - 22 Tetor, 2019

schedule10:42 - 22 Tetor, 2019

Sherr në ligat e ulëta në Itali dhe protagonistë janë shqiptarë, të cilët luajnë për ekipin e Arbërisë. Takimi Postal-Arbëria përfundoi në barazim 1-1 dhe sikurse raportohet nga “RTTR ALTO ADIGE”, gjithçka nisi për shkak të kontestimeve ndaj arbitrit.

Minutat shtesë, plot 13, nuk janë pranuar nga lojtarët e Arbërisë, ndërkohë që më pas kanë nisur grushtet dhe shkelmat mes futbollistëve të të dy ekipeve. Pamjet janë të qarta, ndërkohë që presidenti i Arbërisë, Issuf Camemam ka kërkuar falje për situatën e krijuar.

Për të ndërprerë sherrin është dashur ndërhyrja e karabinierëve, të cilët do të shohin pamjet e sherrit dhe do të nisin identifikimin e shkaktarëve të gjithë asaj rrëmuje pas ndeshjes. Normalisht do të merren edhe masa mbi gjithçka ka ndodhur. /abcnews.al