Liverpool ka shënuar edhe golin e dytë në takimin kundër Ëest Ham dhe tri pikët e radhës në Premier League, tashmë duken formalitet. Ishte Salah që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, Chamberlain dyfishon.
Gjithçka nisi me një largim të topit me kokë nga Van Dijk. Pas një rrëmuje në mesfushë, topi del për Salah dhe plot 6 futbollistë të Liverpoolit marshojnë përpara në kundërsulm.
Ylli egjiptian shërben mënyrë të shkëlqyer me të jashtmen për Chamberlain, i cili ndëshkon me lehtësi Fabianskin. Liverpool është i frikshëm!/abcnews.al