VIDEO | “Furia” AZ Alkmaar, 18 gola në katër ndeshjet e fundit

schedule18:40 - 7 Nëntor, 2019

schedule 18:40 - 7 Nëntor, 2019

AZ Alkmaar po kalon një moment shumë të mirë. Sulmi i ekipit holandez ndodhet në formë të shkëlqyer dhe po ndëshkon çdo kundërshtar. 18 gola ka shënuar AZ në 4 ndeshjet e fundit mes kampionatit dhe Europa League (6-0 dhe 0-5 kundër Astanës, 0-4 kundër PSV, 3-0 kundër Twente).

Pasi mposhtën Astanën 6-0 në shtëpi, holandezët regjistruan të njëjtin rezultat edhe në Kazakistan. Vendasit rezistuan vetëm gjysmë ore lojë. 18-vjeçari Boadu (autori i një dygolëshi) zhbllokoi shifrat, teksa miqtë shënuan edhe katër gola të tjerë në pjesën e dytë.

Kjo fitore e afron AZ Alkmaar me kualifikimin dhe e ngjit përkohësisht në vend të parë të grupit L me 8 pikë. Manchester United numëron një pikë më pak, por fitorja ndaj Partizanit të Beogradit në shtëpi e kualifikon dhe e rikthen në krye. /abcnews.al

Astana – AZ Alkmaar 0-5
(Boadu 29′, 77′, Midtsjo 52′, Idrissi 57′, Chatzidiakos 76′)